“Hakmarrja” e të dashurës i zbulon “sekretin”, ylli i Milanit mban në shtëpi fanellën e Juventusit

Teo Herndandez është duke kaluar një periudhë mjaft të mirë te Milani, ku ka fituar zemrën e të gjithë tifozëve kuqezi me lojën e tij. Por këta të fundit ndoshta nuk e kanë pritur mirë detajin që gjendej në shtëpinë e francezit. Futbollisti në fjalë i punuar një rrëng partneres së tij, duke e mbuluar me shirita dhe duke e publikuar me pas në rrjetet sociale.

Por “hakmarrja” nuk ka munguar, e madje i zbulon edhe një “sekret“ të tijin. Në foton e shpërndarë në “Instagram” vëmendjen e ka marrë fanella e Juventusit që gjendej në dhomën e tij. Me siguri fanella ka përfunduar në banesën e tij pas një shkëmbimi të mundshëm mes të dyja skuadrave. Por megjithatë ngjyrat bardhezi në shtëpinë e një lojtari të Milanit nuk janë të mirëpritura nga tifozët, aq më tepër kur dihet rivaliteti i madh mes këtyre dy klubeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *