Hakerat zbulojnë mesazhet/ Tradhtar në futboll dhe në jetë, Calhangolu flirtonte me vajzën tjetër teksa gruaja ishte shtatzënë

Tradhtar në fushën e blertë teksa la Milanin për rivalët e Interit, por edhe jashtë saj! Hakan Calhanoglu është gjendur në një situatë të sikletshme së fundmi. Futbollistët e përdorin shpeshherë famën e tyre dhe paratë për të joshur femra të bukura. Në këtë mënyrë edhe mesfushori turk flirtoi me Merva Sanay, e cila me format e saj trupore ka “çmendur” Turqinë.

Instagrami i Sanay është hakuar dhe menjëherë janë publikuar mesazhet në story. Biseda datonte në kohën kur gruaja e Calhangolu ishte shtatzënë, por çifti ishte në zënkë. Pa kaluar shumë kohë futbollisti do t’i kërkonte falje gruas së tij dhe në jetë mbërriti vajza. E pyetur mbi flirtimin me Calhangolu, Sanay ka pranuar gjithçka: “Ai nuk ishte me gruan në ato kohë, tani u lidhën prapë dhe kanë fëmijë. Por nuk ka më rëndësi, biseduam vetëm disa ditë dhe kaq”, tha Merva Sanay. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Merve Sanay (@mervesanay)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *