Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Hajnkes, ka mbetur i habitur nga humbja kundër Realit, pasi Bajerni prodhoi raste me shumicë: “Ndeshje e çuditshme, ne patëm kaq shumë raste. Nuk kam parë kurrë të kemi kaq shumë raste në gjysmëfinale, sidomos kundër Realit. Ne thjesht nuk ishim të saktë para porte dhe i dhuruam golat që pësuam”.
Hajnkes nuk dorëzohet: “Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për të rregulluar këtë rezultat javën e ardhshme. E kemi për detyrë. Gjysmëfinalet janë me dy takime, ndaj bilanci bëhet pas ndeshjes së dytë. Nuk merituam të mundeshim sot, kam besim se mund të fitojmë në Madrid”.
Dëmtimet: “Që në fillim humbëm dy titullarë dhe u bë e vështirë që të rigjenim ritmin e duhur. Nuk i shfrytëzuam rastet që krijuam, kjo është për të ardhur keq”.