Nga Klaudio Ndreca
Napoli ka kërkuar në muajin janar që të zëvendësojë trajnerin Gatuzo, për t’ia besuar stolin e skuadrës Juriç. Pikërisht njeriu që po drejton Veronën dhe me sukses madje, ndërsa janë pranë Europës në këtë sezon dhe cilësohen si një përallë e bukur e Seria A.
Kjo është prapaskena që zbulon “Tuttomercatoëeb”, ndërsa ish-trajneri i Milanit nuk po bindte me rezultatet në fillim. Për këtë arsye De Laurentis ka kontaktuar me Juric, që po ofronte rezultate me skemat e tij të lojës.
Por nga ana tjetër, do të sillte edhe tre lojtarët më të mirë të Veronës. Këtu bëhet fjalë për Kumbullën, Rrahmanin dhe Amrabat. Këta tre futbollistë ishin më të kërkuarit në Seria A, pas performancave fantastike të zhvilluara me Veronën. Por sa i përket garës me mbrojtësin e Shqipërisë, tani Napoli ka humbur dukshëm pikë, pasi dëshira e Kumbullës është për t’u transferuar te Interi. /Sport Ekspres/