“Hajde Luiza, ti ia del”! Deklarata emocionuese e Gegës: Jam mësuar të vrapoj vetëm, stërvitem…vetëm

Luiza Gega ngriti lart flamurin e Shqipërisë në Gjermani. Kampionia e Europës ka derdhur lot gëzimi në fundin e garës. Sa bukur është kur ia del vetëm, pa ndihmën e askujt!

Këtë e ka treguar Luiza në deklaratën emocionuese pasi triumfoi mbi gjithë të tjerët. “Që nga fillimi u përpoqa të vrapoj shumë, unë e di sesi është që të vraposh vetëm sepse unë stërvitem vetëm.

Kur shkova në xhiron e fundit i thashë vetes: “Hajde Luiza, le të shkojmë, do e bësh ëndrrën realitet”, u shpreh Luiza Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *