Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, ka pasur kritika të forta për trajnerin Reja sa i përket zgjedhjes së Keidi Bares nga minuta e parë. I ftuar te “Supersport”, Hafizi shprehet se mund ta pranonte idenë e teknikut italian, vetëm nëse Bare luante te Arsenali.
“Nuk e kuptoj sesi ka lojtarë që vijnë dhe veshin fanellën e Kombëtares, pastaj zhduken. Nuk e kalojnë gradualisht fazën. Nuk e kam vetëm për Keidi Baren. Nëse do të luante te Arsenali, atëherë në rregull. Po këtë lojtar e kam parë edhe te Shpresat, kam rezervat e mia”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/