“Hadroji do ketë ndeshjet e fundit me Partizanin“, Superiorja në syrin e Xhihanit: Merkatoja tregoi potencialin tonë, pati shifra të jashtëzakonshme

Alban Xhihani ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, që moderohet nga Drilon Xhepollari dhe transmetohet në “Ora News“. Gazetari i “Oversport“-it ka dhënë mendimin e tij në lidhje me cilësinë dhe nivelin e kampionatit shqiptar. Xhihani është i bindur se “Abissnet Superiore“ ka një potencial vërtetë të madh dhe për të mbështetur bindjen e tij sjell si argument lëvizjet që u bënë në merkato në muajin janar.

“Merkatoja e fundit tregoi edhe një herë tjetër se çfarë potenciali kishte kampionati shqiptar. Ato shifra ishin vërtetë të jashtëzakonshme. Duhej ky lloj vërtetimi zyrtar për të treguar se çfarë potenciali ka kampionati ynë. Kemi Hadrojin të grumbulluar në Kombëtare, kemi Xhixhën të shitur, kemi Bitrin që ka shkuar të luajë jashtë. Kemi Skukën, gjithashtu, që ka shkuar të luajë jashtë. Kemi Rrapajn që thuajse ishte gati dhe bëri një rikthim. Për Hadrojin besoj të jenë ndeshjen e fundit me Partizanin, se besoj se do të ketë interes të jashtëzakonshëm. Një tjetër zbulim që ngjiti shkallët e karrierës brenda pak kohe. Pothuasje një vit i mjaftoi për të qenë nga një mbrojtës normal, në një mbrojtës super të kërkuar dhe nga më të mirët e kampionatit tonë. Nuk është rastësi që është në ekipin kombëtar“, është shprehur Alban Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online