Shqipëria është në kërkim të fitores së parë në vitin 2022, teksa shansi i fundit për t’ia dalë është Armenia. Pas humbjes me Italinë, këtë herë priten jo pak emra të rinj, kryesisht lojtarë të Superiores. Reja nuk ka ngurruar që të jap formacionin zyrtar një ditë para ndeshjes.
“Disa lojtarë me Italinë kanë pasur probleme fizike, pasi nuk kanë luajtur edhe me ekipet e tyre. Kumbulla ka pasur ngarkesë fizike, do ta shohim gjendjen e tij. Nga minuta e parë pritet ta nisi Gurishta dhe Hadroj, do ta shohim edhe Bitrin, ndërsa në sulm do të jetë për herë të parë Xhuliano Skuka-Ernest Muçi”, tha Reja. /Sport Ekspres/