Habit me deklaratën e tij, gjyqtari i Premier League: Po, brohoras arbitrat janë k****

Emocinet që lojtarët e skuadrës së zemrës të falin në fushën e lojës janë të vështra për tu mbajtur nga tifozët. Andrenalina dhe atmosfera e krijuar në shkallët e stadiumit shpesh i bën këta të fundit që të dalin nga vetja dhe kësaj nuk i shpëtojnë dot as arbitrat. Gjyqtari anglez Mike Dean ka bërë një rrëfim interesant për Peter Crouch, ku tregon për veten e tij si tifoz në momentin kur nuk është duke ushtruar profesionin e tij.

Dean gjykon në elitën e futbollit anglez dhe ka një karrierë 20-vjeçare, por kur bëhet fjalë për klubin e tij të zemrës, Tranmere, kthehet në një ultras dhe e mbështet çmendurisht. Madje pranon se disa herë u është bashkuar edhe koreve duke fyer kolegët e tij. Pyetjes “A keni brohoritur ndonjëherë me fjalët ‘arbitrat janë k****’?” gjyqtari Dean i është përgjigjur:

“Po e kam bërë disa herë. Kur e shoh ekipin e zemrës, e shoh si tifoz. Madje vajza ime është më keq se unë. Jam një tifoz i flaktë. E kam humbur në atë moment të them të drejtën. Kur shkoj të shoh Tranmere jashtë shtëpie, ulem gjithnjë mes spektatorëve”./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *