Guxoi të dilte mbi Mesin, në Spanjë zbulojnë rebelimin e Setien: Po nuk të pëlqeu, ja ku e ke derën

Për të pasur sukses te Barcelona duhet fillimisht të dish si të menaxhosh dhe të kënaqësh Lionel Mesin. Argjentinasi është vetë klubi dhe këtë e ka dëshmuar qartë gjithnjë e më shumë, madje si rasti më i freskët vjen edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu, që pas përplasjeve me yllin e Barçës nuk mund të qendronte më i ulur në karriken e tij.

Po të njëjtin fat e pati edhe Kike Setien, që dështoi në aventurën e tij të shkurtër në krye të pankinës katalanase. Marrëdhënia me Mesin nuk ka qenë e lehtë për të dhe media spanjolle “Mundo Deportivo” raporton një moment krisje mes palëve, teksa Setien ka guxuar të dalë mbi 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Ngjarja daton në ndeshjen e 27 qershorit, kur Barcelona barazon 2-2 me Selta Vigon. Mësohet nga “Ser Catalunya” se kapiteni i blaugranave nuk ishte dakort me taktikat e trajnerit të tij dhe ky i fundit nuk e ka pëlqyer aspak këtë fakt duke ia kthyer me fjalët: “Po nuk të pëlqeu, ja ku e ke derën”. Gjithashtu po në atë ndeshje ndihmësi Sarabia është përpjekur dy herë të udhëzojë Mesin, por pa ia dalë në asnjë rast, pasi ylli i skuadrës u tregua indiferent./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *