“Gurorja” e Barçës ka ndalur prodhimin/ Kritika të forta për La Masia: Po mendon për portofolin sesa për talentet

Emrat e artë të formacionit titullar të Barcelonës si Víector Valdés, Gerard Piqué, Carles Puyol, Sergio Busquets, Andrés Iniesta, Xavi Hernández ose Leo Messi, i cili përbën epokën më të lavdishme në historinë e klubit, kanë dalë si produkt i akademisë. Jo një akademi e thjeshtë por La Masia cilësohej si një gurore e cila prodhonte e prodhonte. Ndoshta jo të gjithë për ekipin e parë por një pjesë e mirë e lojtarëve shiteshin me një karton goxha të majmë. Ndërsa sot kjo fabrikë prodhimi ka mbetur më e thatë se shkretëtirat. Nuk është viti i parë që ndaj akademisë ka pasur kritika për zbulimin e talenteve të rinjë por situate sa vjen e rëndohet.

Të t’ju rikujtuar, Barcelona ka marrë këtë vit nga La Masia vetëm Ansu Fati, ndërsa Riqui Puig pret që dikush të dëmtohet për t’i liruar vendin. Një pjesë e madhe e lojtarëve janë blerë nga skuadrat e huaja, ku ndër ta bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj. Barcelona B ka si prioritet promovimin e skuadrës në Divizionin e Dytë këtë sezon po kur gurorja nuk po jep efekt, atëherë kritikat janë pak të thuhen nga tifozët. Madje këta të fundit se akademia ka nisur të mendojë vetëm të mbushi portofolet e veta dhe investimin ndaj zbulimit të talenteve ta ketë në një plan të dytë a të tretë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online