Gurin e vëzhgojnë nga Koreja, Mezani me asistent italian 

Pak minuta më parë në ambientet e stadiumit të Laçit ka mbërritur një menaxher nga Koreja e Jugut dhe do të jetë “xhevahiri” i Kukësit, Sindrit Guri, në qendër të vëmendjes.

Shkodrani kërkohet nga shumë klube dhe në fundin e janarit për të pati një ofertë konkrete nga Koreja e Jugut, por kuksianët nuk ranë dakord, kjo dhe për dëshirën e sulmuesit që të transferohet në Europë. Pavarësisht kësaj nga Koreja nuk janë dorëzuar dhe do tentojnë që të sigurojnë shërbimet e 24-vjeçarit. Në mes është drejtori Nderim Nexhipi, ai i cili po menaxhon me kujdes merkaton e Kukësit e në veçanti të sulmuesit të tyre.

Po ashtu, gazetari i “Supersport” Elvis Rexha ka bërë me dije se duke nisur që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë afrime në stafin e Laçit. Raportohet se tekniku Gentian Mezani do të ketë një asistent nga Italia për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *