Guri: Nëse duam titullin, le ta mundim Skënderbeun!

Edhe pse ishte vetëm një ndeshje Kupe, e kishim vlerësuar ndeshjen me Erzenin, pasi donin që ta fitonim këtë ndeshje, pasi do të na shërbente shumë në aspektin moral para ndeshjes me Skënderbeun”, kështu e nisi prononcimin e tij për “Sport Ekspres” sulmuesi Sindrit Guri, auto i dy golave në ndeshjen me Erzenin.

Më tej ai shton: “Donim që të merrnim një rezultat pozitiv, që ta siguronim kualifikimin që në këtë ndeshje, për te mos i hapur më vonë punë vetes. Arritëm që të shënonim dy herë që në minutat e para dhe më pas gjithçka u bë e thjeshtë.  Jam i lumtur që golat e mi i hapën rrugë suksesit. Kupa? Siç dihet, ne synojmë që të marrin të dy trofetë. Edhe Kupa është synimi ynë. Nuk ka rendësi se kë kundërshtar ke përballë, çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht. Kukësi ka organikën e mjaftueshme për t’ia dalë në të dyja kompeticionet. Tani shohim përpara”.

Sulmuesi shkodran më pas foli edhe për ndeshjen e së shtunës me Skënderbeun, përballje e vështirë të cilën Kukësi do tentojë vetëm ta fitojë.  Na pret një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Do të kërkojmë me çdo kusht fitoren, pasi nuk na falen më gabime. Nëse duam që të garojmë për titull, duhet të marrim fitoren në Korçë, për të hedhur pas krahëve atë periudhë jo shumë pozitive që kaluam. Do të jetë një ndeshje shume e fortë, por besoj shumë te çunat që do ia dalim. Po punojmë shumë që të marrin 3 pikët në Korçë. Kukësi është kampionia në fuqi dhe nuk mund të kënaqet me barazimin. Vijme nga një fitore e vështirë, ndërsa Skënderbeu ka tre barazime radhazi. Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment tonin që të bëjmë kthesën e madhe. Në Korçë shkojmë vetëm për fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *