Sindrit Guri e ka nisur mbarë vitin e ri, pasi në ndeshjen e dytë radhazi arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Pas ndeshjes, shkodrania foli për barazimin me bardheblutë, duke treguar dhe arsyen pse skuadra u vu në shumë raste në vështirësi.
“Tirana me këtë skuadër që ka edhe në Superiore do ishte mes 5 vendeve të para. ka skuadër të mirë cilësore. E kishim përgatitur ndeshjen mjaft mirë. Ishte në favor tonë dalja e lojtarit të Tiranës me të kuqe por nuk e shfrytëzuam siç duhet. Në Kukës varet gjithçka dhe besoj se do të kualifikohemi”.
“Ndoshta, jo gjithë skuadra e kishte marrë aq seriozisht kundërshtarin se mendonin e është një skuadër e kategorisë së parë. Tirana është Tirana. Mendoj se morëm një barazim që na kënaq. Tirana është Tiranë”.