Sindrit Guri i hapi udhë fitores, teksa në “Loro Boriçi” u rikthye të shënonte sërish, por tashmë si kundërshtar. Sulmuesi i Kukësit, pas ndeshjes foli për emocionet që pati teksa edhe pse kishte realizuar si kundërshtar mori duartrokitjet e fansave shkodran. Për “Supersport” 24-vjeçari nuk la jashtë vëmendjes dhe atë çka ndryshuar me teknikun e ri.
Goli i pestë në kampionat, duket se po rriteni sezon pas sezoni…
Ndihem mirë si sulmues qendre, pasi është roli im natyral. Do vazhdojmë me Bakajn të shënojmë sa më shumë. Nuk janë mjaftueshëm 5 gola, por unë do të bëj më të mirën në ndeshjet e ardhshme edhe me ndihmën e trajnerit të ri.
Shënoni si kundërshtar, por merrni sërish duartrokitje, si ishte ky gol për Gurin?
Të shënosh për Vllazninë kam qenë shumë i ri, isha i vlerësuar asokohe. Tani si kundërshtar gëzohem për skuadrën se na duhej fitorja, por më vjen keq për Vllazninë.
Çfarë ka ndryshuar në skuadër që ekipi ka ndryshuar fytyrë?
Nuk ka pasur shumë ndryshime në formacion nga fazat e para. Është rritur harmonia dhe besueshmëria dhe ky është çelësi i suksesit. Pakult është afruar me grupin, ka bërë më të mirën dhe do të vazhdojmë kështu.
Përshtypjet për Pakultin?
Sa i përket trajnerit, shihet qartë harmonia në fushë. Në stërvitje është shumë i rreptë. Jashtë fushe me të lozim e qeshim, nuk është si në stërvitje, në këto kushte ndihemi shumë komod. Besoj se ndryshimi u pa që këtë ndeshje.
Një eksperiencë jashtë vendit?
Çdo lojtar synon që të arrijë një kampionat sa më të fortë. Pse jo në fund të sezonit mund ta provoj veten jashtë Shqipërie.