Sindrit Guri është lojtari më i ri i Ostendes. Shkodrani ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Belgjikë, ku ka udhëtuar së bashku me menaxherin Shkumbin Qormemeti. Sot 24-vjeçari ka kryer dhe vizitat mjekësore. Gjithçka ka shkuar me sukses dhe diçka të tillë e ka njoftuar vetë klubi i Ostendes përmes një postimi.
Skuadra belge po ashtu bën me dije se lojtari do të dalë para medieve nesër në ambientet e klubit, ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i tij. Në të tilla kushte, siç paralajmëroi “Sport Ekspres” në numrin e sotëm, autori i 19 golave këtë sezon nuk do të jetë në fushë ndaj Vllaznisë të shtunën.