Sindrit Guri la Kukësin pak javë më parë për Ostenden, me këtë të fundit që depozitoi plot 710 mijë euro në arkat e verilindorëve.
Shkodrani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tjj me skuadrën belge, pasi ka realizuar 2 gola që në takimin e parë.
Sulmuesi 24-vjeçar e ka nisur ndeshjen nga stoli, megjithatë i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të shënuar dy herë ndaj skuadrës Zwevezele-s që kishte shënuar në minutën e 80-të, në një takim miqësor.
Guri realizoi 5 minuta më vonë golin e barazimin dhe vetëm 1 minutë para fundit të kohës së rregullt golin e dytë personal, që ishte dhe goli i fitores.
Sinjale pozitive nga ana e sulmuesit kuqezi, që po vijon me të njëjtin ritëm që e la në Shqipëri dhe njëkohësisht u jep besim drejtuesve të Ostendes se nuk kanë gabuar që kanë investuat tek ai.