Sindrit Guri nuk po kalonte një moment të mirë në Belgjikë tek Ostende. Sulmuesi shkodran humbi formacionin, por trajneri i ka dhënë një tjetër shans në Kupë dhe ai ka arritur të shënojë që në minutën e nëntë në ndeshjen që skuadra e tij fitoi 1-3 kundër Hogstraten.
Një mundësi që Guri të fitojë besimin te vetja. Për sulmuesin Ostende ka paguar jo pak, por 710 mijë euro te Kukësi.Për këtë arsye edhe pritshmëritë janë të larta. Ky ëshët goli i dytë për Gurin, pas atij në kampionat kundër Anderlehtit. Në Belgjikë ka gjetur rrugën e rrjetës një tjetër lojtar i talentuar. Edon Zhegrova shënoi golin e dytë të Genkut në fitoren 4-0 kundër Lomel.
Pak më tutje, në Zvicër, ka provuar të shënojë nje tjetër lojtar shqiptar dhe ai është mesfushori Taulant Seferi. Vinterfuthi i tij triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Lozanës dhe lojtari i Shpresave ishte protagonist në minutën e 61-të, kur e çoi rezultatin në 2-0 në favor të skuadrës së tij.