Guri bën të flitet shqip në Belgjikë: Ja pse zgjodha Ostenden

“Mirësevini Guri”! Shkodrani Sindrit Guri bën të flitet shqip në Belgjikë. 24-vjeçari që ka dhënë kontributin e tij për Kukësin në dy sezonet e fundit është paraqitur që ditën e djeshme në ambientet e klubit të Ostendes dhe pasi ka kryer vizitat mjekësore, ka ardhur dhe firma në kontratën së bashku me presidentin e klubit. Mjaft entuziastë drejtuesit e klubit belg, të cilët duket se shohin te Guri një të ardhme të madhe. Pas prezantimit, Guri ka komentuar shkurtimisht transferimin në Belgjikë, teksa tregon arsyet se pse zgjodhi pikërisht Ostenden si destinacionin e tij: “Zoti Bros dhe trajneri erdhën në Tiranë dhe biseduan me mua. Për këtë arsye unë vendosa të them ‘po’. Dje, kreva testet mjekësore dhe dola mjaft mirë. Sot u takuam me presidentin dhe firmosëm kontratën”, përfundoi Guri. Takimin mes trajnerit dhe drejtorit sportiv të Ostendes me autorin e 19-golave, “Sport Ekspres” e ka lajmëruar më herët dhe duket se pikërisht ajo bisedë e bërë pas takimit me Skënderbeun ka qenë vendimtare për të ardhmen e Gurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online