Edhe në ndeshjen kundër Kukësit Ultras Guerrils nuk u futën në stadium, këtë radhë policia aplikoi një hyrje të pjesshme pa karta identiteti, një lojë e shëmtuar dhe pa asnjë kuptim.
Klubi mundohet të qetësojë tifozët pa gjetur zgjidhje, ndërsa edhe ligjvënës si Erjon Braçe dalin me statuse që policia po shkel ligjin, por vetëm kaq, sepse historia vazhdon, vetëm në Tiranë kërkohen karta identiteti në hyrje të stadiumit.
Sot Ultras Guerrils kanë dalë me një qëndrim, duke u distancuar nga klubi, por edhe gjithkush tjetër që mundohet të bëjë populizëm në këtë situatë.
“Nuk na mallëngjejnë as statuset propagandë të Erion Braçes as tentativat për shkarkim përgjegjësish te Ols Ramës e as heshtja shurdhuese e presidentit Gaz Demi, krejt indiferent në këtë situatë.
Edhe njëherë ne jemi te paidentifikueshem, të pakontrollueshëm dhe te pamanipulueshëm! Ecim me parimet, mentalitetin dhe me idealet e grupimit tonë, te cilat janë të panegociueshme!
Jo identifikimit, sidomos jo identifikimit selektiv sic tentuat ta beni herën e fundit!
UG si askush, askush si UG!