Guardiola po rishkruan historinë, vjen fitorja e 18-të rresht

E pabesueshme, Mançester Siti nuk ka ndërmend të ndalet më dhe praktikisht bëjnë mirë t’ia japin titullin kampion në Angli që në janar. Një çmenduri, 18 fitore rresht, e fundit sot në mbrëmje 1-0 në Njukasëll, në një ndeshje absurde, sepse Siti pati më shumë se 80% zotërim të topit.

Pjesa e parë ishte si stërvitje, me Rahim Stërling që shënoi golin vendimtar në minutën e 31-të, ndërsa Njukaslli ishte spektator pa pagesë.

Në pjesën e dytë Siti nuk arriit të shënonte golin e qetësisë, edhe pse pati plot raste, ndaj Njukaslli mori zemër me kalimin e minutave dhe në fund për pak sa nuk barazoi, duke vënë në vështirësi liderin e Premier Ligës. Gjithsesi, asnjë gol dhe 15 pikë avantazh për Pep Guardiolën ndaj Zhoze Murinjon.

Historia është shkruar prej tij, me 19 fitore rresht te Bajerni, tani është gati të rishkruhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *