Sezoni i ardhshëm duket se do të jetë i fundit për Rahem Sterling te skuadra e Mançester Sitit. Futbollisti nuk ka rinovuar ende me “qytetarët”, ndërsa diskutimet për kontratën e re nuk kanë shkuar si duhet.
Lojtari nuk pranoi të rinovonte kontratën me Sitin në fundin e sezonit të kaluar duke i kërkuar drejtuesve të bisedonin pas Botërorit. Ai synonte një paraqitje të mirë, siç e bëri, për të rritur pretendimet e tij ekonomike. Momentalisht, 23-vjeçari përfiton 180.000 paund në javë, ndërsa synon të arrijë në 250 mijë në javë, aq sa De Bryjn dhe Aguero.
Kjo kërkesë nuk është miratuar nga drejtuesit e Sitit. Lojtari është mërzitur nga drejtuesit dhe po sheh mundësinë e largimit. Sulmuesi i krahut do të shitet në verën e ardhshme. Momentalisht., Sterling po shijon pushimet e tij në Ibiza së bashku me familjen.