Titulli kampion në Angli është një ngushëllim i mirë për Pep Guardiolën, por eliminimi i hidhur nga Liga e Kampioneve mbetet një peng dhe për sezonin e ardhshëm Mançester Siti do të investojë sërish, me synim të vetëm ndërtimin e një skuadre të aftë të fitojë në Europë. Trajneri spanjoll ka ndërtuar një skuadër thuajse perfekte, por tani synim është rinovimi i mesfushës.
David Silva është një pikë kyçe te Siti, por është 32 vjeç dhe sezonin e ardhshëm do të luajë një numër të kufizuar ndeshjes, ka deklaruar Guardiola, i cili duhet të zëvendësojë edhe Jaja Turenë, tashmë i panevojshëm.
Synimi i madh i Guardiolës është Tiago Alkantara, mesfushori spanjoll që shkoi te Bajerni me ngulmimin e Guardiolës dhe Siti e pagoi 25 milionë euro. Tani Tiago është kthyer në lojtar shumë të rëndësishëm në Mynih, ku ka kontratë deri më 2021 dhe vlen 60 milionë euro, por shifra të tilla nuk e trembin Sitin.