Guardiola i kundërpërgjigjet një për një kritikave të ish-lojtarëve: Carragher-i nuk fitoi asgjë! Po të ishte e lehtë Neville fitonte me United-in, por nuk e bëri dot

Manchester City nuk po kalon një moment të mirë në Premier League. Skuadra e Guardiolës numëron 4 ndeshje pa fitore në kampionat,duke bërë që analistët e studiove sportive të mos kursehen në analizat e bëra për “qytetarët”. Por nuk ka munguar kundërpërgjigja e vetë Guardiolës. Trajneri katalanas i është kundërpërgjigjur një për një komentatorëve të “Sky Sports”, Gary Neville-it, Jamie Carragher-it dhe Micah Richards-it.

“Gary Neville e di se sa e vështirë është, sepse përndryshe do t’i kishte fituar katër Premier Leagues në periudhën kur ishte te Manchester United-i, por nuk e bëri dot. Ndoshta ata mendojnë se ne kemi kemi rënë në rrëmujë dhe jemi bërë të vetëkënaqur sepse kështu u ndjenë te United-i. Ndoshta e kanë ndjerë. Kjo skuadër nuk ka shanse ta ndjejë këtë.

Jamie Carragher nuk fitoi asgjë. Micah Richards nuk ka fituar katër tituj radhazi në Premier League. Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë. Nuk jam dakord që jemi bërë të vetëkënaqur. Unë i njoh lojtarët, e di si vrapojnë. Sjellja e tyre është e jashtëzakonshme. Kemi ndjenjën se nëse mbajmë këtë nivel, do të fitojmë Premier League-n. Ne do ta fitojmë përsëri. Mënyra se si luajmë nuk na tregon dhe nuk na jep ndjenjën se ne mendojmë: ‘Shiko sa të mirë jemi’, ose që luajmë me naivitet, ose nënvlerësojmë kundërshtarët tanë. Aspak”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *