“Grupi zero”, Mesi dhe Ronaldo të sëmurë kronikë!

Asnjë gol në fazën me eliminim direkt në Botëror! Praktikisht, Mesi dhe Ronaldo largohen nga skena “ruse” pa lënë gjurmë… Sepse, nëse gjurmë mund të quhen goli ndaj Nigerisë për “pleshtin” dhe 4 golat në grup të CR7, atëherë ndoshta nuk po flasim për futbollistët më të mirë në botë, po për dy sulmues dhe kaq… Mesi dhe Ronaldo, nga pesë Topa të Artë nuk mundën të takoheshin në fushë në këtë botëror, por do të “takohen” me siguri në… aeroport.

Franca dhe Uruguaji i dërgojnë në shtëpi, duke i fshirë edhe bukurinë këtij edicioni, por është thjesht një rikonfirmim se të jesh Pele dhe Maradona ndoshta duhet të edhe të kesh rreth teje shumë futbollistë të tjerë të talentuar dhe kampionë në fushë dhe jo në intervista e deklarata…

Pritej shumë nga të dy, por deri aventura e “përbindëshave” u mbyll pa u hapur ende…

Ashtu si në të gjithë botërorët e tjerë, argjentinasi dhe portugezi, dalin me 0 gola në fazën eliminatore, pra pas kualifikimit në grupe. Asnjëherë vendimtarë sa i përket eventit global.

E ndërsa Mesi plotësoi 760 minuta radhazi pa shënuar në fazën me eliminim direkt, Ronaldo ka shkuar në pak më shumë se 500 minuta…

Rusia dhe tifozët humbasin dy futbollistët më të mirë në botë, por Rusi 2018 vijon, sepse historia tashmë mund të shkruhet nga ata që shiheshin thjesht si emra “B” dhe jo si protagonistët e vërtetë.

Më të mëdhenjtë ikin në shtëpi. Realisht, duhet folur më shumë për Kutinjo, Mbape, Kavani, Modrië dhe yjet e vërtetë të këtij Botërori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *