Grupi C, Franca bën rotacion dhe Australia shpreson në fair-play

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Prej orës 16.00 luhen ndeshjet e grupit C në Kupën e Botës.

Franca është e kualifikuar dhe i duhet vetëm një pikë për të ruajtur kreun, pikë që i shërben edhe Danimarkës për të shkuar më tej si e dyta në grup.

Përfundimi nuk parashikohet kurrë në raste të tilla, por e sigurt është që Franca do të lërë disa titullarë pushim, duke nisur nga Pogba, Mbape e Matuidi.

Motivimi është çështja kryesore dhe Australia lutet që francezët të japin maksimumin.

Vetë Australia përballet me Perunë, që ende nuk ka pikë, por ka luajtur mjaft mirë deri tani. Peruani duan të largohen me dinjitet dhe kërkojnë pikë, ndërsa Australia është e detyruar të fitojë, me shpresën te Franca. Në dy ndeshjet e para golat e Australisë erdhën me penallti nga Xhedinak, ashtu si në miqësoren e fundit para Botërorit, ndaj duhet një përmirësim i madh në sulm, ku gjithsesi nuk ka vend për veteranin Tim Kahill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *