Gruaja e Pochetino ndihet keq nga rezultatet e Chelsea, trajneri anulon darkën: Nuk mundem…

Chelsea nuk po shkëlqen as këtë sezon në Premier League dhe është e diskutueshme nëse do të kualifikohen edhe në Evropë sezonin e ardhshëm. Mauricio Pochettino është gjithnjë e më shumë në shënjestër të kritikave dhe për shkak të rezultateve të këqija të bluve. Nga e gjitha kjo, filloi të vuajë edhe bashkëshortja e tij.

Pochettino dhe gruaja e tij pas ndeshjes kundër Brentford kanë pasur një darkë të planifikuar, por nuk kanë shkuar në të dhe kanë anuluar rezervimin që kishin bërë në një restorant në Londër.

“Të shtunën kundër Brentfordit, barazimi ishte si një humbje për mua. Kjo e zemëroi më shumë gruan time sepse anulova darkën që kishim planifikuar atë natë. I thashë që nuk mund të shkoja në darkë dhe doja të rrija në shtëpi. Ai rezultat më zhgënjeu vërtet”, tha Pochettino dhe shtoi.

“Unë thjesht nuk kisha forcë të shkoja pas një ndeshjeje tjetër në të cilën duhej të kishim fituar, por në fund mezi fituam një pikë”, përfundoi Pochetino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online