Lajm i bujshëm nga Spanja: Barcelona ka arritur që tani marrëveshjen me sulmuesin e Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, për një transferim në verë.
Grizman ka shënuar 21 gola këtë sezon me Atletikon dhe në muajin shkurt i shënoi 3 gola Seviljes dhe 4 gola Leganesit. Në vitin 2014 Atletiko e bleu për 30 milionë euro nga Sociedadi dhe që verën e shkuar shumë klube kërkonin t’ia rrëmbenin, por Grizman qëndroi, pasi Atletiko nuk lejohej të blinte lojtarë në atë periudhë.
Tani pezullimi nga FIFA ka marrë fund Atletiko po kërkon pasuesin e Grizmanit, me Cadena Cope që raporton se tashmë Grizman e ka njoftuar klubin se ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën.
Në fundjavë Diego Simeone u pyet në lidhje me këtë çështje dhe tha: “Sot Grizman është me ne, po luan në mënyrë fantastike dhe ky është realiteti – e ardhmja është e ardhmja”.