Grizman, “djalli i vogël” që tani synon… Topin e Artë!

Në 2016-n ishte pranë fitimit të Champions dhe të Europianit me Francën, por në fund do të dilte me “zero trofe”. Deçiziv në finalen e Lionit, disa km larg vendlindjes së tij, tani synon Rusi 2018

Një dopietë. Gola jo të pamundur, një kundër një përballë bashkëkombësit, Mandanda. Por, për Antuan Grizmanin, 27 vjeç nga Makoni (qytezë 70 km larg Lionit, pikërisht vendit ku u zhvillua finalja e Europa League këtë edicion), është finalja e parë e fituar në karrierë pas dy të luajturave në vitin 2016… Në fillim penalltia e gabuar ndaj Real Madridit, më pas tragjedia e vërtetë në “Saint Denis”, ku Franca humbi 1-0 ndaj Portugalisë që nuk mund të kishte Kristiano Ronaldon (doli për dëmtim në fund të pjesës së parë) dhe që i dha lamtumirën ëndrrës për t’u bërë kampion Europe pas 16 vjetësh.

“Petite Diablo” (kështu e quajnë në frëngjisht) i ruajti golat për mbrëmjen më të bukur, deri këtu, ndoshta e parafundit me fanellën e Atletiko Madridit, nëse quajmë edhe ndeshje e fundit në La Liga. Grizman pëshëndet si një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave për “Colchoneros”, shumë pranë, – një hap, madje – për të fituar gjithçka në vitin 2016, te humbja e gjithçkaje, duke e mbyllur me “zero tituli”. Duhet të falënderojë Simeonen, e vërtetë, por kushedi ku do të përfundojë javët e ardhshme: Barcelona do të paguajë klauzolën prej 105 milionë eurosh. Dhe, ndoshta është super goditja e verës.

Po sa i përket Topit të Artë? Takimi është finalja e Moskës, në mesin e korrikut, nëse do t’ia dalë, sigurisht, për të fshirë atë kujtim të hidhur në vitin 2016 dhe fituar diçka edhe me “gjelat”, ashtu si Zidan & Co kanë bërë në të kaluarën. Nëse do t’ia arrijë edhe kësaj, atëherë, me gjithë respektin për Salah, Ronaldo e Mesi, atëherë “Topin e Artë” do ta fitojë ai, duke ditur dhe se “France Football” mezi pret që kjo të ndodhë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *