Grima kërkon mrekullinë e radhës me vajzat kuqezi

Objektivi madhor, kalimi i turit të parë kualifikues, u arrit, duke eliminuar bujshëm edhe Greqinë. Tani Shqipëria në futboll për femra kërkkn mrekullinë e radhës, edhe pse sfida e nesërme është mjaft e ndërlikuar.

Në sfidën hapëse të Grupit B ekipi i drejtuar nga Armir Grima do të përballet me Zvicrën, ora 17.00 në Elbasan, një nga skuadrat pretendente për të qënë pjesëmarëse në botërorin e ardhshëm në Francë.

Në daljen publike përpara mediave së bashku me kapitenen Albina Rrahmani, trajneri Armir Grima ndër të tjera tha: “Ne pretendojmë që këto eleminatore të bëjmë diçka më shumë se herët e tjera dhe të reklamojmë futbollin e femrave. Mendojmë që do ecim me hapa të kujdesshëm, duhet të tregohemi të matur dhe të shohim se nga vijmë. Zvicra është kokë grupi, do jetë e vështirë por do të bëjmë gjithcka në fushën e lojës”.

Ndërkaq, Rrahmani, kapitenia e skuadrës do të shtonte: “Shpresojmë të jemi surpriza e grupit dhe të mos jemi në fund, por duhet shumë punë dhe shumë besim”.  Në grupin e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe ekipet e Zvicrës, Polonisë, Skocisë e Bjellorusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online