Grilish dhe Fodeni u fyen nga tifozët, Guardiola: Është një botë e çmendur, po ndodh kudo

Pep Guardiola është pyetur në konferencë për shtyp për fyerjet që Grilishi dhe Fodeni përjetuan në derbin e fundit kundër Mançester Junajtedit. Trajneri i “qytetarëve” ka deklaruar se tashmë po jetojmë në një botë të çmendur dhe situata të tilla po ndodhin kudo, jo vetëm në sport.

“Po ndodh kudo. Është një botë e çmendur, apo jo? Po ndodh kudo në botë, jo vetëm në sport. Askush nuk është jashtë sulmeve. Nuk bëhet fjalë për Mançester Junajtedin. Ka ndodhur edhe në klubin tonë. Nuk është problemi i klubit në veçanti apo i sportit. Po ndodh kudo. Mjafton të hidhni një sy rrotull dhe do ta vëreni. Grilishi dhe Fodeni nuk janë ndjerë mirë, por po shohim përpara”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/