Eros Grezda ishte një nga lojtarët e pakët që dje spikati disi me kuqezinjtë. Në konferencën për shtyp ai foli për humbjen me Skocinë, por dhe atë çka është diskutuar me trajnerin sot paradite.
“Është një situatë e vështirë, por duhet të rrime me koka lart.
“Mbledhja me Panuçin? Ishte një mbledhje si gjithë të tjerat. Trajneri na foli për problemet në ndeshjen e djeshme. Duhet të mbajmë motivimin lart për ndeshjen e radhës.
“Edhe pse ka pasur një shqetësim, gjatë lojës u ndjeva mirë. Kam një shqetësim të vogël te pulpa, por nuk është asgjë serioze”.
“Duhet të marrim si shembull ndeshjen me Turqinë. Na mungojnë lojtarë si Sadiku dhe Roshi dhe nuk është njësoj pa ta. Duhet të japim maksimumin. Gjërat kanë ndryshuar nga viti i shkuar”.
“A më ngacmuan shokët skocez? Isha shumë i nevrikosur. Nuk është e lehtë të humbasësh në shtëpi 4-0. Ishin shumë arsyeja që ne e humbën ndeshjen me atë rezultat”.
“Ne kemi lojtarë me kualitet dhe me eksperiencën e tyre mund ta në ndihmojnë. Nuk është e njëjta gjë të luash me klubin dhe me Kombëtaren, ndaj duhet dhe pak eksperiencë”.
“Më vjen keq që tifozët u zhgënjyen nga ky rezultat i thellë, pasi ata janë tifozi ynë i 12-të. Shpresoj që të vijojnë e të na mbështesin, dhe shpresoj që dhe ne t’i bëjmë krenar.