“Greqia më ftoi dhe më ofroi vendin e titullarit, por zgjodha Shqipërinë me zemër”! Mario Mitaj: Babai vendosi kusht, në shtëpi të flitet vetëm…shqip

Mario Mitaj është lojtari i momentit te Shqipëria. Ky djalosh po i mrekullon të gjithë tifozët e Kombëtare me mënyrën sesi paraqitet në fushën e blertë. “Koha Shtesë” ka zgjedhur që ta intervistojë këtë herë në rubrikën tonë të re në “Sport Ekspres”, ku Mitaj ka dhënë një rrëfim të rrallë deri tani. (Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë)

“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave”. Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë. Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip”, tha Mitaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *