Ndërsa jemi ende në kohën kur Greqia bën gjithçka për të larguar talentet shqiptar nga Kombëtarja kuqezi, duke i marrë në organikën e tyre, nga shteti fqinj kanë mbërritur zëra që lidhin emrin e Rezart Ramës me Kombëtaren helene.
Sipas asaj që “Sporttime.gr” ka raportuar, mbrojtësi shqiptar është në objektivat e Greqisë dhe kanë shpresa që të zgjedhë helenët. Futbollisti shqiptar aktualisht luan me ekipin e Nottingham Forest në Angli pasi është huazuar fillimisht nga klubi grek i Olympiacos, i cili njihet për politikat e tashpra për të ndikuar në zgjedhjet e lojtarëve shqiptar sa i përket shtetit që ata do të përfaqësojnë.
Por, Rama nuk është e vetmja e përbashkët e përkohshme e këtyre dy skuadrave, pasi edhe presidenti i tyre është i njëjtë. Evangelos Marinakis është pikërisht ai që ka në zotërim të dyja ekipet dhe kjo e bën situatën më të ndërlikuar. Marinakis mund të praktikojë të njëjtat politika që zbaton te klubi grek për të përsëritur atë, megjithëse ka pasur edhe disa raste që fakteqësisht duken si përjashtuese, kur lojtarët kanë bërë “fortesën” e tyre dhe janë larguar nga ky ambient, duke vazhduar me Shqipërinë. /Sport Ekspres/