Greqia është vendi ku asnjë lojtarë i Shqipërisë nuk shkëlqen, Enis Cokaj largohet nga Panathinaikos dhe shkon në Kroacia

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Greqi është vendi i pamundur për lojtarët e Shqipërisë! Askush nuk arrin dot që të shkëlqejë në këtë vend, ku duket qartë se nuk ka një mbështetje dhe ngrohtësi karshi këtyre futbollistëve, për t’u ngritur në nivelet më të larta.

Kështu rezultoi edhe fati i Enis Cokajt. Mesfushori guxoi shumë dhe firmosi me Panathinaikosin. Aventura e tij ishte për t’u harruar, me mungesën e minutave, ndërsa tani ka kaluar si huazim me të drejtë blerje te Osijek në Kroaci deri në fundin e këtij sezoni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *