Në raundin e pestë të ndeshjeve të grupeve në “EURO 2020” Finlanda ka mposhtur me rezultatin 1-0 Greqinë. Për finlandezët ka menduar sulmesi i më në zë për momentin në Premier League, Teemu Pukki. 30 vjeçari që aktivizohet me Norwich ka shënuar golin e vetëm të takimit nga pika e bardhë e penalltisë duke siguruar 3 pikët. Me fitoren e sotme Finlanda blindon vendin e dytë me 12 pikë.
Nga ana tjetër Greqia vendosë të shpërblej “sakrificën” e Marjo Vrushaj duke e aktivizuar si titullar. Në këtë mënyrë helenët “djegin” mundësinë që sulmuesi të luaj për një tjetër kombëtare. Një humbje në debutim dhe përfundimisht jashtë “EURO 2020”. Nuk është kjo ndeshja që Vrushaj ka dëshiruar por ekipi grek e sheh veten jashtë këtij Europiani. Në pesë ndeshje Greqia ka grumbulluar vetëm 4 pikë duke u renditur të parafundit. Një pozicionim që shuan çdo shpresë për të arritur vendin e dytë i cili ndodhet 8 pikë larg. /Sport Ekspres/