Grent Halili në siklet: Mos ma përmendni babain, u pendova që hoqa bluzen ndaj Skënderbeut

Grent Halili është njeriu i momentit te Tirana. Vjen nga stoli dhe merr rolin e heroit, duke shënuar gola me peshë dhe ndaj ekipeve pretendente në Superiore.

Paragjykimet janë të mëdha dhe vazhdojnë të mbeten, pasi është djali i presidentit të klubit të Tiranës. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Halili është vendosur në siklet kur hapet sërish e njëjta temë, duke kërkuar që të evitohet. Gjithashtu edhe folur edhe për heqjen e bluzes pas golit ndaj Skënderbeut.

“3 gola në 4 ndeshje nuk është asgjë. Jam ende i stresuar, pasi bëhet fjalë për një ekip me histori të madhe. Bluzen u pendova që e hoqa në golin ndaj Skënderbeut, pasi pashë që kishte për të punuar shumë në aspektin fizik. E falenderoj Gjuzin për vlerësimet, por mos ma përmendin babin. Me Partizanin do e fitojmë me patjetër këtë vit, por duhet të kujdesemi që të dimë sesi të përballojmë momentin kur të gabojmë. Njihet si presidenti i surprizave ai i Tiranës. Na ka premtuar një bonus me Osmanin, por po na shmanget këto ditë”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/