Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Tiranës. RTSH Sport ka zbuluar se bardheblutë kanë marrë vendimin e tyre sa i përket teknikut, duke vendosur të ndajnë rrugët.
Kryeqytetasit nuk kanë një ecuri të mirë në këtë sezon duke numëruar vetëm 1 fitore në 12 javë kampionat. Pas humbjes së fundit me Vllazninë, në ditën e djeshme, ka mbërritur edhe vendimi i Tiranës. Këtë e ka pranuar Bledi Shkëmbi që tregon se ishte Gremt Halili që i komunikoi “shtrëngimin e duarve”. /Sport Ekspres/