GRANIT XHAKA: Historia e jetës time, ja si shkoi vërtet me Shqipërinë!

Retrospektivë… Kur Granit Xhaka dha intervistën e parë ekskluzive dhe të gjatë me një media shqiptare, duke treguar gjithçka në lidhje me historinë e jetës së tij dhe se si shkoi me Shqipërinë. Në atë kohë sapo ishte transferuar te Borusia Mënshengladabu…

Intervistoi: Anton Cicani

Eshtë 13 janari i vitit 2013, katër vjet më parë…

“Jemi në “Max Royal”,Belek, Antalia, Turqi. Ndodhet vetëm 2 minuta larg hotelit ku po qëndron Flamurtari. “Max Royal” është hoteli numër “1” në Turqi dhe i katërti në nivel Botëror (!) sipas klasifikimit të fundit të bërë dhe vlerësimit të një jurie ndërkombëtare për plotësim kriteresh. Aty ku të kalosh një mbrëmje ultra “all inclusive” është vërtet një luks pasi të kushton plot 600 euro. E megjithatë, në këtë hotel, ndodhet ai, Granit Xhaka. Marrim një leje speciale për t’u futur në hotel dhe pasi bisedojmë me përgjegjësin për shtyp dhe gjithashtu marrim “ok” për të biseduar me yllin e Gladbahut dhe të Zvicrës, por shqiptar nga Prishtina, ulemi në holl duke pritur që të zbresë nga dhoma e tij. Kamerieret qëndrojnë në këmbë dhe të vijnë çdo dhjetë minuta duke të pyetur çfarë do të marrësh. Rreth hotelit, dhjetëra fusha golfi, një panoramë e jashtëzakonshme. Të thonë që Tajgër Uds, kampioni i golfit dhe i skandaleve seksuale, ka qëndruar në këtë hotel, por sidomos Bajern Mynihu e zgjedh shumë sa herë që ndodhet këtej, nga këto anë. Terek Grozni, skuadra ruse, gjithashtu ka qenë përpara një muaji. Një histori hoteli elitar, pronë e donatorit kryesor të Flamurtarit, që ka edhe shoqërinë ajrore “Atlas Jet”. Por, të kthehemi tek holli, tek kolltuku, duke pritur Granitin të zbresë nga ashensori. Dhe, pas një vonesë 5 minutash, ai zbret dhe fjala e parë që thotë është “hej, vëllaçko, si të kam?!”. Duket qartë që e ka marrë malli të flasë pak shqip, ndërsa njerëzit përreth habiten duke na parë si të çuditur, ose përpiqen të kuptojnë se çfarë gjuhe po flasim, ashtu si shoferi i autobusit të Gladbahut, i cili na flet serbo-kroatisht, por Graniti e kupton dhe i thotë në gjermanisht “ky është shqiptar, mos e ngatërro me atë gjuhë”. Një gjest domethënës ky dhe që lë për të kuptuar shumë… Pasi ulet, mes buzëqeshjes dhe lumturisë se do të bisedojë me një bashkatdhetar. i them që jam gazetar i “Sport Ekspres” dhe thotë “shumë mirë. Po ku mund ta shoh linkun e kësaj gazete, sepse duke qenë se jam jashtë tërë kohës, s’ia kam idenë”. Natyrisht, përgjigja ime është “ta them në fund”.  Me një kapuçino të ftohtë në dorë dhe me shllak sipër saj, “më pëlqejnë të ëmblat thotë”, ulet dhe me një “gati me kë”, përgatitet për pyetjet.  Një intervistë e cila do të zbulojë shumë sekrete dhe të vërteta, por që Graniti duket më i çliruar se kurrë. E mbani mend herën e fundit në Shqipëri?! Është totalisht e kundërta tani. Emocionet kanë mbetur në Tiranë. Ky është Graniti i vërtetë…

Rezultate imazhesh për granit xhaka basel

Granit, duhet të kthehemi shumë mbrapa në kohë, kur ke qenë fare i vogël. Si është historia e jetës së familjes së Granit Xhakës?

Si ajo e gjithë shqiptarëve që lanë trojet e tyre nga Lufta dhe nga trazirat në Kosovë,për të emigruar për një jetë më të mirë. Nuk mbaj mend shumë mirë, pasi jam vetëm 21-vjeç… Por, sigurisht që s’ka qenë e lehtë për askënd. Babai dhe nëna ime kanë 25 vjet në Zvicër, por unë isha vetëm 2 vjeç e gjysmë.  U transferuam në Bazel. Aty nisi edhe historia e jetës time.

Si është historia e jetës tënde?

Gjithçka nisi me Bazelin, të cilit i jam mirënjohës përjetë. Eshtë klubi që më dha gjithçka, si mua, ashtu edhe familjes time. Besomëni, nëse s’do të isha futur në Akademinë e Bazelit, sot ndoshta do të isha diku tjetër… ndoshta në një tjetër profesion. Ato më dhanë çdo gjë që kisha nevojë. Ishte një shkollë futbolli ndër më të mirat në botë dhe nuk habitem që vit pas viti nxjerr shumë futbollistë të shkëlqyer dhe që kërkohen nga të gjithë.

Akademia e Bazelit si funksionon?

Është diçka shumë e ndërlikuar në dukje, por e lehtë kur je Brenda saj. Regjistrohesh në skuadrën  e futbollit dhe paralel me moshat ku edhe luan, kryen edhe studimet e shkollës.

Më thoni që jeni futbollist i shkolluar?

Jo vetëm kaq, kam punuar edhe në zyrë si ekonomist.

Bëni shaka?

 Jo, e kam edhe në cv këtë gjë. Kam studiuar këtë degë në shkollën e bërë në Akademinë e Bazelit, ndaj e kisha si të detyruar. Madje, kam marrë edhe rrogë kur kam qenë që në moshën 18-vjeç.

Po ndërkohë me futbollin?

Ishte një pasion për mua dhe nis me moshat e Bazelit.

Kur nisët të luanit me ekipin e parë?

Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Të them të drejtën, më pëlqen të flas shumë për atë kohë, sepse e kujtoj gjithmonë se si ndodhi dhe sa shpejt.

Rezultate imazhesh për granit xhaka basel

Atëherë?

Isha ende 17-vjeç dhe po luaja me skuadrën e Bazelit U-18, por Bazeli i madh më kishte parë dhe më kishte ndjekur shumë, sidomos edhe gjatë ndeshjeve të zhvilluara me Zvicrën U-17, që u shpall edhe kampione e botës në Nigeri.

Prisni… thatë Zvicrën U-17?

Po, më thërriti që kur isha në moshën 16-vjeç dhe në atë Botëror jo vetëm që shënova, por edhe dhashë disa asiste. Ishte një eksperiencë e bukur.

Cili ishte trajneri që të dha mundësinë të konfirmoheshe në futbollin e madh, pra tek Bazeli i parë?

Torshten Fink, ish futbollisti i njohur gjerman. Atij i jam shumë mirënjohës.

Imazh i ngjashëm

Por, si munde të gjeje hapësirën tënde?

Pata edhe pak fat, pasi bëhej fjalë për një dëmtim që  më hapi rrugën, por duhet ta shfrytëzosh rastin që të jepet dhe unë e bëra.

Rezultate imazhesh për granit xhaka family

 Ndërkohë, në shkollë vazhdoje?

Po, sigurisht.

Ta kthehemi pak sërish tek e shkuara. Ju flisni shqip shumë mirë, ndryshe nga ato që janë thënë në fillim, përpara se tu njihnit tamam?

Doni të dini një kuriozitet mbi shqipen time?

Natyrisht…

E kam mësuar jo në shkollë, por vetë, sepse prindërit më kanë folur gjatë gjithë kohës, mua dhe vëllait tim, Taulant.

Rezultate imazhesh për granit xhaka family

Veç shqipes sa gjuhë të tjera dini?

Di të flas shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Po debutimin me Bazelin e mbani mend?

Natyrisht. U futa në minutën e 90 të ndeshjes kundër Debrecenit në Champions League dhe shënova gol. Diçka e jashtëzakonshme.Të nesërmen, të gjitha gazetat zvicerane dolën me titullin gati të ngjashëm: “Xhaka, ka lindur një talent tek Bazeli”. Prindërit u mallëngjyen dhe ishte vërtet një nga ditët më të lumtura.

Rezultate imazhesh për granit xhaka albania

Pse thoni më të lumtura?

Sepse më e lumtura ishte kur debutova me Zvicrën e madhe në “Wembley”. Nuk të ndodh çdo ditë të debutosh në tempullin e futbollit botëror dhe një stadium mit, ku kanë luajtur shumë legjenda dhe ku janë zhvilluar finale Botërori, Kupe Kampionësh e kështu me radhë. Pastaj, të dëgjojë zhurmën e 60 mijë vetëve ishte diçka për të vënë duart në kokë. Më dridheshin këmbët, pasi isha vetëm 18-vjeç, akoma s’kisha mbushur 19.

Kur ju tregoni këtë gjë, ndoshta shqiptarët që janë duke e lexuar mendojnë “pse të mos debutonte me Shqipërinë?!” dhe tani do të ishte duke treguar këtë histori. Pra, çështja mbetet tek “refuzimi” i Shqipërisë

Ju lutem, mjaft folët për refuzim, gjërat kanë shkuar krejt ndryshe nga sa janë thënë. Më vjen keq që u krijua ideja e gabuar dhe këtë gjë e kam thënë qindra herë.

Keni momentin për të treguar gjithçka që ndodhi. Mjaft me gënjeshtra që janë thënë dashur pa dashur nga shtypi…

Atëherë, çështja është e tillë: duke përjashtuar ndeshjet me moshat e Zvicrës, që në një farë mënyre nuk vlejnë aq sa Kombëtarja e madhe, Shqipëria s’kishte bërë asnjë hap deri në momentin kur Hitcfeld vendosi të më merrte në Kombëtaren e madhe.

Por dikush e dinte që ju luanit tek Bazeli. Jo vetëm ju, por edhe Shaqiri, vëllai juaj dhe vëllezërit Ajeti

Po, ishim shumë shqiptarë tek Bazeli. Im atë ishte ai që kontaktoi me federatën shqiptare të futbollit dhe i tha: kam dy djem, Granitin dhe Taulantin. Kanë dëshirë të vijnë për Shqipërinë. A e dini se si ishte përgjigja?

Imazh i ngjashëm

Jo… vazhdoni

Më vjen keq, por janë ende shumë të vegjël, do të flasim kur të rriten më shumë. Ndërkaq, Hitcfeld, edhe pse isha vetëm 18-vjeç, më grumbulloi. Në atë moment, gjithçka mori fund, sepse i kisha thënë “po” Zvicrës dhe s’mund të bëja më mbrapa.  Fjala e dhënë është diçka që s’mund të kthehet, sidomos sepse Hitcfeld për mua është vërtet një xhentëlmen.

Ku bazoheni që thoni këtë?

Në gjithçka. Ai flet me çdo futbollist, ka raport të shkëlqyer me të gjithë dhe di t’i thotë gjërat në sy. Veç kësaj, të pyet se si shkon jashtë fushës. Pra, nëse ke probleme në familje, me të dashurën, gruan, e kështu me radhë. Fillimisht interesohet për njeriun dhe më pas për lojtarin. Ndaj do të më vijë pak keq kur të largohet.

Ndaloni këtu. Po më thoni që babait tënd, pra Ragip Xhakës, nuk iu kërkuan para, siç është thënë?

Jo, kurrën e kurrës. Nuk shitet atdhetaria, nacionalizmi. Janë të gjitha gënjeshtra. As në kanë kërkuar para dhe as i kemi kërkuar. Biseda, siç  e thashë më sipër, është vetëm ajo.  Dhe kur luajta ndeshjen e parë, atëherë s’kishte më kthim mbrapa, sipas ligjeve.

Rezultate imazhesh për granit xhaka albania

Ndoshta ka një kthim mbrapa?

Cili është?

Pranimi i Kosovës nga FIFA, që bëri një hap jo pak të rëndësishëm që iu dha mundësi për miqësoreve, por pa kënduar himnin e saj

Këtu po futeni në një temë e cila i përket vetëm të ardhmes. Më besoni, nuk ia vlen ta diskutojmë tani, sepse çdo përgjigje e imja do të ishte “nuk e di, të shohim”.

Le ta provojmë të supozojmë që nesër Kosova pranohet nga FIFA për të zhvilluar Botërorin, apo Europianin, pra eliminatoret. Çfarë do të ndodhë?

Atëherë, ju përgjigjem unë me pyetje: çfarë do të ndodhë sikur kosovarët e kombëtares së Shqipërisë të ikin të gjithë tek ajo e Kosovës?

Unë jam gazetari… duhet t’i të përgjigjesh

(qesh) E kam të vështirë, sepse do t’ia fusja më kot. Por, sigurisht, nëse Kosova thërret, duhen parë kushtet. Mund të ndodhë që në të ardhmen një trajner që do të vijë tek Zvicra të mërzitet me mua, ose me ne shqiptarët, dhe të na thotë “s’ka më hapësira për ju këtu në skuadër!”. Atëherë, mirupafshim dhe kthehem te Kosova.

Rezultate imazhesh për granit xhaka

Po i bie sikur është një alternativë B?

Sido që ta sjellësh, ashtu do t’i bjerë. Nuk është e lehtë. Por, po ju them se nëse ikin edhe kosovarët që luajnë me Kombëtaren, që janë plot 14, si do të quhen ata?!

Këtu doni të dilni tek fjala tradhtar, që ju thonë në stadium… Sa ju djeg

Unë nuk e di se çfarë do të thotë tradhtar, pasi kam qenë i vogël kur kjo është përdorur, por im atë e di shumë mirë dhe madje, ka raste kur derdh lot kur në stadium më kanë thënë ashtu. Ka ndodhur në Zvicër, kur luajtëm me Shqipërinë dhe kur në stadium 17 000 ishin shqiptarë dhe vetëm 3 mijë zviceranë. Por, siç e thashë, duke mos e ditur historinë ashtu si është, e kanë më të lehtë të thonë ashtu.

Për këtë arsye “e falët” Shqipërinë në pjesën e dytë, kur mund të shënonit golin e tretë dhe nuk e bëtë?

Jo, jo. Mos flisni kështu, sepse çfarë s’kam hequr për këtë histori.

Ku e keni fjalën?

Në Zvicër e kanë bërë shumë të madhe, madje edhe në ndeshjen e dytë, në Tiranë, u shoqërua me ngacmime, edhe pse të vogla, pasi ishim kualifikuar dhe nuk i shërbente shumë. Por, puna e gazetarëve është edhe kjo, ndaj duhet të tregohesh i kujdesshëm.

Por, ama në faqen tënde të twitter ke vënë foton kur humbet rastin në Lucernë dhe shkruan që “të isha tradhtar do ta kisha bërë gol”…

Stop, nuk kam as facebook dhe as tëitter. Por vetëm numër telefoni dhe Instagram. Kush i hap ato faqe, ka objektiva të tillë,  të ngjallë pak polemika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *