Granit Xhaka flet me statistika, pasimet e vendosin të 2-tin në Bundesligë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Granit Xhaka ka lënë pas një tjetër sezon mjaft pozitiv në karrierën e tij. Leverkuseni ka qenë zgjedhja e duhur për të, teksa edhe pse nuk fitoi trofe si në edicionin 2023/24, arriti të linte gjurmë kampionatin gjerman. Mesfushori shqiptar është një pikë kyçe e suksesit të Bajer Leverkusenit dhe këtë fakt e dëshmojnë vetë statistikat.

Xhaka është lojtari i dytë me më tepër aksione me topin në Bundesligë, plot 3117 të tilla. Gjithashtu 32-vjeçari është futbollisti i dytë me më tepër pasime, me 2753 të tillë, në sezonin që përfundoi në Bundesliga./Sport Ekspres/