Golovin, siberiani me gjak… braziliani, që ndezi premierën!

 

Në Itali, sidomos në Torino, “radarët” e ndeshjes hapëse të Botërorit 2018 ishin të gjitha të drejtuar nga ai: Aleksandër Golovin, objektivi i merkatos së Juventusit: siberiani nuk i ka bërë një nder të madh Marotës & Co, në fakt, pasi pas vetëm 15 minutash kishte rritur vlerën e kartonit të tij me një nisje sprint: driblime, udhëheqje e topit, një pasim filtrues dhe krosimi për golin e avantazhit. E të mendosh që ishte vetëm “aperitivi” i asaj që do të shfaqte më vonë talenti dhe xhevahiri i CSKA Moskës. Ai mori pjesë edhe në aksionin e golit të dytë dhe shtoi një tjetër asist te i treti. Në fund, “perdet e skenës” mbyllen me një goditje dënimi si Miralem Pjaniç për 5-0 finale. Cilësitë nuk diskutohen, por tashmë po shfaqet edhe personaliteti.

Roli – Sulmuesi 22-vjeçar i CSKA Moskës i dërgon mesazhe gjithë Europës, sepse një paraqitje e tillë thuajse askush nuk e ka humbur, duke qenë debutimi dhe hapja e eventit.

Pra, i mjaftuan vetëm 90 minuta Golovinit që tifozët e Juventusit të kuptojnë motivin pse Bepe Marota dhe Fabio Paratiçi kanë thuajse 1 muaj që e ndjekin. i aktivizuar si sulmues krahu në skemën 4-2-3-1, ai dhuron asiste dhe gol, përveç se driblime, sprinte, por edhe lëvizje të bukura me top. Një paraqitje që nuk duhej, pasi tashmë CSKA fërkon duart dhe e di që nëse pa nisur botërori, talenti vlente thuajse 25 milionë euro, tashmë duhet të përgatiten për të paktën 40 mln euro.

Mesazhi – Golovin ndjen se ka sytë e të gjithëve drejtuar te ai dhe nga zona miks e stadiumit “Luzhniki” dërgon mesazhe te Juventusi: “Më vjen mirë që një skuadër kaq e fortë mendon për mua”. Më pas, ngadalëson gjithçka: “Janë zëra, tani jam i fokusuar vetëm te Botërori”. Seria A dhe Juventusi, megjithatë, e intrigojnë. “Kampionati italian është i bukur dhe te Juventusi ka lojtarë të zotë. Më krijuesi është Dibala”.

Paraakord – Mes tij dhe Juventusi ka një paraakord, por Marota po përpiqet që të gjejë një gjuhë të përbashkët me CSKA-në e Moskës, që pas kësaj paraqitje, vështirë se do të ulet në tavolinë pa mbaruar rrugëtimi i Rusisë, që sapo ka nisur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online