Goli që nuk shpjegohet dot as sot sesi u pësua në Europian, portieri i Spanjës pa justifikime: Nuk më pengoi dielli

Një prej golave më qesharak që u realizua në Europian i përket Kroacisë në ndeshjen kundër Spanjës. Ballkanasit kaluan të parët në avantazh pas gabimit të pafalshëm të portierit spanjoll, Unai Simon. UEFA e ka quajtur si autogolin e Pedrit, megjithëse ky i fundit nuk ka asnjë përgjegjësi dhe pjesë të fajit.

Pas pasimit të dhënë te portieri, Simon nuk arriti që të ndalte dot topin me këmbë dukë përfunduar në rrjetë. Teksa gafa u krye portieri i Spanjës ka kryer jo pak ndërhyrje vendimtare, megjithëse ndeshja ishte dramatike dhe përfunduar me rezultatin e përgjithshëm 3-5.

Me golin ose më saktë autogolin që nuk shpjegohet dot as sot, Simon nuk kërkon asnjë justifikim: “Më ka shqetësuar pjesa që duhet ta shikoja atë gol gjashtë apo shtatë herë. Nuk gjej një shpjegim. Dielli nuk më ka shqetësuar fare në atë rast. U përpoqa të kontrolloja topin dhe ta qetësoja, mbeta pa topin në fund. Ishte e gjitha një aksident”, tha Simon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online