Goli për të dashurën dhe familjen, Sadiku i pakënaqur: Me dy do isha më i lumtur!

Armando Sadiku ka arritur të shënojë që në paraqitjen e dytë me klubin e Malagas në transfertën ndaj Mirandes e mbyllur në shifrat 1-1, por megjithatë sulmuesi është më kërkues nga vetja, pasi do të dëshironte të shënonte më tepër. Kështu do të deklaronte futbollisti shqiptar pas ndeshjes, ku ka shtuar se stërvitet 100% dhe se pak nga pak do të përmirësohet. Gjithashtu shprehet se është i lumtur që ka mbështetjen e lojtarëve të tjerë të ekipit si dhe ndihmën e trajnerit. Sa i përket golit, Sadiku ia dedikon realizimin e tij të parë në Spanjë familjes dhe të dashurës së tij.

“Do të isha me i lumtur me dy gola, sepse duhej të kishim fituar. Me një pikë nuk jemi shumë të kënaqur, por që tani jemi duke menduar për të martën. Dua të jap më tepër perfomancë pozitive dhe të jem më mirë fizikisht, por pak nga pak do të përmirësohem. Stërvitem 100% për të pasur një performancë të mirë. Trajneri më ka ndihmar që ditën e parë, prandaj kjo më jep besim. Kam mbështetjen e medias dhe të kolegëve dhe jam i lumtur për këtë. Ia dedikoj golin familjes dhe të dashurës sime, të cilët janë gjithnjë krahë meje”, ka thënë Sadiku./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online