Një lajm i bukur vjen nga Italia sa i përket Josip Ilicic. Futbollisti i Atalantës do të merrte vëmendjen e të gjithëve, teksa në mënyrë të papritur do të largohej përpara ndeshjes me PSG-në. Përballja e jetës ishte për të gjithë lojtarët e ekipit nga Bergamo, por ylli i tyre nuk mund të ishte i pranishëm pasi vuante nga depresioni.
Shkaku? Zyrtarisht nuk është mësuar ende asgjë, por zërat që morën shumë jehonë ishin ato të tradhëtisë së gruas, teksa sulmuesi shkoi për t’i bërë një vizitë surprizë në Slloveni. Në këtë rast mund të thuhet se “heshtja është pohim”, pasi askush nga klubi apo edhe vetë futbollisti nuk e thanë asnjë fjalë më tepër për të hedhur poshtë hipotezën.
Fjalët e Gasperinit ishin se bëhej fjalë për një rast që nuk mund mendohej si pengesë dhe që mund t’i ndodhte kujtdo, ndërsa Atalanta gjithmonë i ka shprehur mbështetje dhe se do të luftonte vetëm për të. Në këtë periudhë u shkruajt edhe për një mbyllje të parakohshme të karrierës nga ana e Ilicic. Por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur pasi slloveni është kthyer sërish në Itali dhe do të kthehet në stërvitje në fundin e shtatorit, ndërsa mendohet të jetë gati për të luajtur në nëntor. Ilicic ia doli me golin më të bukur të jetës për të mundur depresionin! /Sport Ekspres/