Riad Mahrez shënoi një gol fantastik në minutën e katërt shtesë kundër Nigerisë dhe i dhuroi kombit të tij një kualifikim emocionues për në finalen e Kupës së Afrikës.
2-1 fitoi Algjeria dhe tani do të tentojë fitimin e trofeut të madh me datë 19 korrik kundër Senegalit. Anësori ofensiv i Mançester Sitit ia ka dedikuar fitoren një politikani francez të ekstremit të djathtë!
Fitoret e Algjerisë shoqërohen nga një festë e madhe e tifozëve, sidomos në Francë, aty ku ka një komunitet të madh algjerianësh. Triumfi ndaj Bregut të Fildishtë në çerekfinale solli kaos, rrëmujë, persona të arrestuar, policë të plagosur dhe një viktimë.
Diçka e tillë e ka shtyrë Julien Odoul që të bënte tifozllëk për Nigerinë ditën e djeshme. Qëllimi ishte që të evitohej festa e çmendur e tifozëve algjerianë. Fusha dhe perla e Mahrez nuk ia plotësuan dëshirën Odoul, i cili ka krijuar polemika të mëdha me komentin e tij.
“Ajo goditje dënimi ishte për ty, ne jemi së bashku”, ka komentuar shkurt Mahrez, duke iu përgjigjur me stil politikanit të acaruar nga festa e popullit algjerian.
??? le coup franc était pour toi. On est ensemble ???? https://t.co/nQrkYIrUU0
— Riyad Mahrez (@Mahrez22) July 14, 2019