Ndeshja e shkurtit të vitit 2012 me Milanit dhe juiventusit djeg ende te tifozët kuqezinj. Takimi do të përfundonte nëshifrat 1-1, por në momentin kur djajtë ishin duke udhëhequr, arbitri do të anulonte një gol të Muntarit, që nga pamjet më pas do të dallohej dukshëm që e kishte kaluar vijën fatale. Një gamin i tillë duket se është një nga pengjet e karrierës së vetë gjyqtarit, i cili e pranon për “Radio Punto Nuovo“ se sot do e kishte shmangur këtë episod në të dhjetën e sekondës për shkak të VAR-it. Paolo Tagliavento tregon se atëherë teknologjia nuk ekzistonte dhe i mbetej të pranonte vendimin e anësorit, që sipas tij ishte i sigurt se nuk kishin të bënin me gol.
“Goli i Muntarit është gabimi im më i dukshëm, sot ai do të ishte shmangur në një të dhjetën e sekondës me VAR. Është çështje e roleve. Kur nuk kemi pasur ndihmë shtesë as Teknologjinë e Vijës së Golit, në rastet gol jo-gol vetëm asistenti mund t’i verifikonte. Në atë moment anësori kishte siguri që topi nuk kishte hyrë, nuk mund të thoja ndryshe nga pozicioni im.
Unë bëra vitin e fundit të Serisë A, dy vjet më parë, i pari i VAR-it. Isha ndër më skeptikët. Kam pasur tridhjetë vjet gjykime të bëra në një mënyrë, për hapjen ndaj teknologjisë kam pasur shumë dyshime. Deri në kampionatin e parë, ku në fund të gjysmës së parë kisha realizuar potencialin gjigant të këtij instrumenti, i cili është i domosdoshëm edhe sot”, është shprehur Tagliavento./Halit Delibashi-Sport Ekspres/