Laçi dhe Elbasani e kanë mbyllur ndeshjen e tyre të kësaj jave në Superiore. Një përballje që pritej me interes pasi janë dy ekipe që kanë pasur një ritëm të mirë. Elbasani i ka befasuar të gjithë, ndërsa Laçi është ngritur në nivel së fundmi.
I pari që do të shënonte ishte Mjaki në minutën e 4, i cili i dha avantazhin vendasve. Megjithatë nuk vonoi shumë barazimi i miqëve teksa Ze Gomesh në minutën e 59, do të shënonte për Elbasanin. Të dy ekipet po kërkonin për të fituar, por në fund duhej që të ndanin pikët.