Në Gjirokastër është luajtur sot në orën 16:00 takimi mes Luftëtarit dhe Laçit, dy ekipe që gjendeshin në vendet e fundit të tabelës së renditjes.
Kurbinasit po tregojnë në këto ndeshje ndeshje se nuk janë duke gjetur formën e duhur për të qenë gati të luftojnë për të arritur objektivin e tyre të përvitshëm të kupave europiane. Ndërsa Luftëtari po shfaq shenja reagimi nën urdhërat e trajnerit të ri, Marantas, megjithëse iu mohuan tre pikët në fund.
Goli i parë do të vinte në minutën e 10, falë saktësisë së kapitenit Rapo, që arriti të mposhtë Stazhillën. Rezultati do të qendronte i tillë deri në fund të ndeshjes, atje ku në minutën e 95 kurbinasit gjetën barazimin. Nabueze realizoi me një penallti që u kontestua shumë nga vendasit. /Sport Ekspres/
Luftëtari-Laçi 1-1 Rapo 10′