“Goli i dytë i Spanjës ishte pozicion jashtë loje”, trajneri i Gjeorgjisë vjen me deklaratën që nënkupton manipulimin e VAR

Gjeorgjia u largua nga Europiani me kokën lartë. Në pjesëmarrjen e saj të parë, u kualifikua nga faza e grupeve, që është një rezultat i bujshëm në vetvete. Spanja ishte më e mirë në fazën e 16-të dhe fitoi me shifrat 4-1.

Trajneri i Gjeorgjisë, Sagnol, kritikoi publikisht mënyrën se si vendoset një rast nëse është jashtë loje apo jo dhe indirekt tha se është shumë e lehtë të manipulohesh në sallën e VAR-it.

“Është e vështirë të flasësh për pozicion jashtë loje, por për mua Morata ishte jashtë loje. Mendoj se ishte si rasti në ndeshjen mes Holandës dhe Francës. VAR është një evolucion fantastik i futbollit, por ne nuk e përdorim atë mirë. Në fund të fundit, vendimet i marrin të njëjtët njerëz që kanë 10 ekrane përballë, por nuk mendojnë njësoj”, tha Sagnol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/