Goli i Armando Brojës futet në shifrat e rekordeve, është i dyti në histori në Premier League që ka shënuar në tre ndeshjet e para

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja po vazhdon me magjinë e tij dhe këtë herë arriti që të shënonte në minutën e 30 ndaj Brighton. Sulmuesi shqiptar bëri lëvizje të klasit të madh duke e lënë mbrapa mbrojtësin kundërshtar, për të dërguar topin në rrjetë.

Sipas “Opta Joe”, Armando Broja ka shënuar pesë gola në të gjitha ndeshjet këtë sezon dhe është lojtari që ka realizuar më tepër në Angli nga sulmuesit U-20. Gjithashtu është futbollisti i dytë më i ri në historinë e Premier League që shënon në tre ndeshjet e para si titullar, sa i përket ndeshjeve në shtëpi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *